Kërkimi i të zhdukurve me dhunë, Hoti: Po hasim në bllokadë totale nga Serbia

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se ka një bllokadë totale nga ana e Serbisë për gërmime në territorin e këtij vendi për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në emisionin “FIVE”, Hoti ka thënë se Serbia në asnjë lloj forme nuk tenton të japë ndonjë informacion mbi të gjitha rastet që po trajtohen nga komisioni qeveritar.

“Ne po hasim në bllokadë totale, Serbia në asnjë lloj forme nuk tenton të japë ndonjë informacion mbi të gjitha rastet që ne i trajtojmë. Në rastin e gërmimeve të fundit, Serbia nuk ka dhënë ndonjë dokument apo informacion kredibil të koordinatave të sakta ku ne do gërmojmë”, ka deklaruar ai.

Ai ka njofuar se këtë vit pritet që të rikthehen për gërmime në Batajnicë.

“Diku rreth 20 kërkesa apo 20 raste të ndryshme i ka bërë Kosova Serbisë të përgjithshme për rikthim apo trajtim të lokacioneve të reja në territor të Serbisë. Deri më sot kemi arritur që të marrim një lokacion, pra aktualisht sepse një pjesë e ekipeve janë të ndara, një pjesë e ekipeve janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Po insistojmë në vazhdimësi që përveç këtij lokacioni, sepse këtë lokacion Serbia e ka hudh në tavolinë, por pa dhënë informacione konkrete të sakta se çka mund të gjejmë apo saktësisht në cilat koordinata mund të jetë kjo varrezë masive. Përveç kësaj, ne po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi në Batajnicë brenda këtij viti. Janë edhe një grup apo një numër goxha i madh që ne mendojmë mund të ketë mbetur në atë kohë, në vitin 2000 kur janë bërë zhvarrimet atëherë”, ka vijuar ai.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ku mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika