Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që fshehu armët pas përplasjes mes Sekiraqëve dhe Capave në Aktash

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për Vesel Bunjaku, i cili dyshohet se ka manipuluar provat pas gjuajtjes me armë mes familjeve Sekiraqa dhe Capat në Aktash të Prishtinës

Pamje nga vendi i ngjarjes, në lagjen Aktash të Prishtinës, shtator 2024.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për Vesel Bunjaku, i cili dyshohet për manipulim me provat pas një përplasjeje me armë zjarri mes familjeve Sekiraqa dhe Capat në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Sipas kërkesës së Themelores që e ka siguruar Dukagjini, Bunjaku dyshohet se ka larguar dhe fshehur dy armë pas përfundimit të incidentit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me date 01.09,2024, sipas orës se kamerave 21:42:16, e cila ka dallim me kohen reale, pas përfundimit te gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim te fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë, të cilat dyshohet se njëra është e te pandehurit Salih Sekiraçës revole me ngjyrë-te zeze dhe tjetra dyshohet te jetë e te pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon ne terasën e lokalit në drejtim te banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet: se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës se kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë”, thuhet në kërkesën e prokurorisë të siguruar nga Dukagjini.

Arrestohet një i dyshuar për manipulim provash lidhur me vrasjen në Prishtinë

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika