Këshilli i Prindërve do të shpreh pakënaqësitë e tij nëse procesi mësimor nuk fillon së shpejti

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës ka shprehur shqetësim për gjendjen në arsim dhe ka thënë se nëse procesi mësimor nuk fillon së shpejti, këshilli do të shpreh pakënaqësitë e tij në forma të tjera

Ilustrim

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës kanë mbajtur mbledhjen e radhës për të diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar për shkak të mos fillimit të procesit mësimor dhe tejkalimin e saj.

“Njoftojmë opinionin, se që nga fillimi i grevës, ne me shqetësim të thellë kemi përcjellë zhvillimet që kanë ndodhur, dhe kemi organizuar takime me prindër dhe me akterët tjerë me qëllim që të filloj procesi mësimor sa më shpejt”, thotë Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës.

Këshilli i Prindërve njofton se nga diskutimet mbledhje konsideron se çdo orë mësimore e humbur është e pazëvendësueshme dhe shkakton dëme të pariparueshëm për nxënësit. Po shtu, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për palët e përfshira, që të arrijnë urgjentisht një marrëveshje.

Në njoftimin e Këshillit të Prindërve tutje njoftohet se deklaratat e personave, që nuk janë pjesë e Këshillit të prindërve nuk mund të paraqesin qëndrimin e këshillit.

Këshilli bën të ditur se nëse procesi mësimor nuk fillon së shpejti, këshilli i prindërve të Komunës së Prishtinës do të shpreh pakënaqësitë e tij në forma të tjera.

Ndërsa, në mbledhjet e Këshillit të Prindërve të Kosovës është thënë se është e papranueshme që fëmijët apo nxënësit të mos e fillojnë procesin mësimor në afatin e paraparë, më një shtator.

Sipas tyre, greva e tërësishme në arsim është veprim ekstrem që i dëmton fëmijët e edhe prindërit.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika