Këshilli NATO-Ukrainë do të mbajë takim inaugurues në mes të luftimeve të ashpra në Harkiv

Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi, në takimin inaugurues më 26 korrik në Bruksel

Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi në takimin inaugurues më 26 korrik në Bruksel. Ky takim vjen ndërkohë që forcat ukrainase dhe ruse janë përfshirë në luftime të ashpra në rajonin lindor të Harkivit, ku Rusia po përpiqet të kryejë një ofensivë.

Këshilli NATO-Ukrainë do të mblidhet në Bruksel në nivel ambasadorësh, pas refuzimit të Rusisë për ta zgjatur një marrëveshje për eksportin e grurit dhe pas sulmeve intensive të Moskës ndaj instalimeve të eksportit të grurit të Ukrainës në portet në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai mbajti një takim përpara takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë.

“Konsultime janë [të fokusuara] veçanërisht rreth sigurisë në Detin e Zi, për portet tona dhe eksportet tona të grurit”, tha ai.

Zelensky foli paraprakisht me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, se si të sigurohet rrjedha e grurit ukrainas në tregjet ndërkombëtare në mes tësulmeve ajrore të reja nga Rusia në qytetin e portit të Odesës dhe kryeqytetin Kiev.

“Para së gjithash, ne folëm për mbrojtjen e rajoneve tona jugore, në veçanti Odesën, për mbrojtjen e jetës normale të njerëzve dhe punës në portet tona”, tha ai.

Sulmet ruse në ditët e fundit kanë shënjestruar objektet e eksportit të ushqimit ukrainas, duke përfshirë portet e Danubit afër kufirit me Rumaninë, anëtare e NATO-s.

Kievi ka akuzuar Moskën se synon furnizimet me drithëra dhe infrastrukturën që nga pezullimi i pjesëmarrjes së saj në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi të ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sunak tha se e bëri të qartë gjatë telefonatës me Zelensky-n se çdo përpjekje e Rusisë për ta parandaluar eksportin e grurit nga Ukraina do të ishte “plotësisht e papranueshme”.

Në fushën e betejës, ushtria ukrainase gjatë 24 orëve të fundit luftoi kundër sulmeve të shumta ruse në Harkiv ndërsa vazhdoi shtytjen në rajonin jugor të Zaporizhjas, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij ditor më 26 korrik.

“Në drejtim të Kupyanskit [të rajonit të Harkivit], ushtarët tanë po mbajnë fort mbrojtjen”, tha ushtria. “Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase vazhdojnë të kryejnë një operacion ofensiv në drejtim të Melitopolit dhe Berdyanskit [të Zaporizhjas]”, tha ai, duke shtuar se forcat ukrainase zhvilluan, gjithsej, 26 beteja luftarake gjatë 24 orëve të fundit.

Forcat ruse bombarduan dhe nisën sulme ajrore në më shumë se 30 vendbanime në Zaporizhja dhe në rajonin e Hersonit në jug, tha ushtria.

Ndërkohë, Pavlo Kyrykenko, guvernatori i rajonit të Donjeckut, tha se një vajzë 12-vjeçare vdiq pasi u plagos në një sulm rus në një breg lumi në Kostiantynivka, duke e rritur numrin e të vrarëve në tre.

Një fëmijë tjetër, një djalë 10-vjeçar, ishte në mesin e të vrarëve në sulmin rus më 24 korrik, për të cilin Kyrylenko tha se ishin përdorur municione thërrmuese. Disa fëmijë të tjerë që ndodheshin në breg të lumit u plagosën.

Më 25 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për një pako shtesë sigurie në vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, përfshirë municionet e mbrojtjes ajrore, automjetet e blinduara, armët kundër blindave dhe “ndihma kritike ushtarake” nga rezervat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, për ta ndihmuar Ukrainën ta rimarrë territorin dhe të mbrohet kundër Rusisë.

Pentagoni njoftoi për këtë pako pasi Bashkimi Evropian njoftoi një pako të ndihmave në vlerë prej 1.5 miliard eurosh për ta ndihmuar Ukrainën ta riparojë infrastrukturën mes sulmeve ajrore të reja nga Rusia në qytetin e Odesës dhe kryeqytetin Kiev.

Kjo është hera e 43-të që SHBA-ja bën tërheqje nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021, tha Pentagoni në një deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën.

“Rusia mund t’i japë fund kësaj lufte në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina dhe duke ndaluar sulmet e saj brutale kundër qyteteve dhe njerëzve të Ukrainës”, tha Blinken./REL

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika