Këshilltari i Kurtit: E paqartë ku është komandanti i KFOR-it, jo ku ishin policët

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfajka reaguar ndaj deklaratës së KFOR-it se nuk është e qartë se ku ka ndodhur “arrestimi” i tre policëve të Kosovës të mërkurën nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se “e paqartë është se ku është komandanti Ristuccia, e jo ku kanë qenë policët e Kosovës”.

“Pas gjithë dëshmive që kemi ofruar, duket se është e paqartë se ku është komandanti Ristuccia, e jo ku kanë qenë policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.

Përmes një deklarate për media, KFOR-i ka thënë se  “bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”.

“Pas ndalimit më 14 qershor të tre policëve të Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika