Këta janë deputetët që munguan më së shumti në seancat e Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin e saj për punën njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët i kanë shënuar 1586 mungesa gjithsej, apo rreth 23.5 për qind në secilën seancë.

Ndërsa, ndër deputetët që munguan më së shumti në Kuvend, jashtë atyre të Listës Serbe që i kanë bojkotuar seancat, gjatë këtij viti prin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me 44 mungesa.

Pas tij me më së shumti mungesa është ranguar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ndërsa, lista e mungesave vazhdon me deputetin e LVV-së, Ardian Kastrati dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci – të dy që raportohen se kanë munguar për arsye shëndetësore.

KDI-ja ka thënë se puna e Kuvendit për një vit është karakterizuar me mangësi të shumta, me 76 seanca që prodhuan 26 vazhdime. Përveç tyre, edhe 13 seanca të jashtëzakonshme dhe 2 solemne.

“Kuvendi ka miratuar vetëm 25% të agjendës legjislative të vitit 2023. 55 projektligje apo 48% e Programit Legjislativ të Qeverisë të vitit 2023 nuk është dërguar fare në Kuvend”, ka thënë KDI-ja.

Në raportin e KDI-së theksohet se funksioni mbikëqyrës i Kuvendit është sfiduar seriozisht në disa raste si në atë kur kryeministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve – duke i kushtëzuar ata me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përmes bllokimit të formimit të komisionit hetimor për rezervat shtetërore – ku deputetët e pozitës munguan në mbledhje 8 herë radhazi.

Nga ministrat u përmend ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla, që nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, pastaj Hekuran Murati e Donika Gërvalla.

“Ekzekutivi i’u është përgjigjur 117 pyetjeve parlamentare, nga 299 të tilla, apo shprehur në përqindje vetëm 39% të tyre”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika