Këtë javë, Kuvendi i Kosovës mban dy seanca

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca, njëra të mërkurën e 23 shkurtit, ndërsa seanca plenare e rregullt të enjten e 24 shkurtit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca.

Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 22 shkurtit, duke filluar nga ora 12:00, e cila do të ketë në rend dite shqyrtimin e disa pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa seanca e rregullt do të mbahet të enjten.

“Mbledhja e rregullt e kryesisë caktoi dy seanca të radhës, njëra më 22 shkurt, ditën e mërkurë në ora 12:00, ku në rend dite do të jenë katër marrëveshje ndërkombëtare, ndërkaq seancë e re do të mbahet më 23 shkurt ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika