Këtë të mërkurë, Rama i drejtohet Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t

"Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…", kështu e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama fjalimin e tij këtë të mërkurë në Këshill të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën e 12 tetorit do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t në lidhje me akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, kështu e ka paralajmëruar kryeministri fjalimin e tij në Këshill të Evropës.

Në fotografinë e publikuar në Facebook nga Rama, shfaqen pamje të refugjatëve të cilët kanë ikur nga gjenocidi i aparatit shtetëror të Serbisë.

Postimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Po ashtu, më 24 shtator, i pari i qeverisë së Shqipërisë, Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e Marty-t.

Më 13 gusht, Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, raporton Euro News Albania.

Ndërsa, pak muaj më parë, 125 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty-t.

Ky raport më pas iu përcoll zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Marty ka pretenduar se trafikimin e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së ndaj shtetasve serbë dhe kosovarë në veri të Shqipërisë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999.

Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Fantazi e plotë raporti i Dick Marty-it





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika