KF Vëllaznimi – nga gremina, drejt suksesit: Misioni i kryesisë në rrugë të drejtë

KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje për fuzionim me KF Drenasin. Skuadra nga Gjakova në edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës

Për gjendjen e mjerueshme të klubit ishin në dijeni. Që Vëllaznimi do ta kishte shumë të vështirë mbijetesën në Ligën e Parë edhe për këtë ishin në dijeni.

Por, kjo nuk i ndali që të marrin timonin e klubit.

Vetëm dy pikë i kishte Vëllaznimi në sezonin vjeshtor 2022/23. Dukej se po shkatërrohet një nga klubet më me traditë në Kosovë.

Futbollit në Kosovë i mungonte atmosfera e tifozëve gjakovar. E tifozëve ju mungonin rezultatet pozitive.

Gjithçka duket se po ndryshon te kuqezinjtë. Ardhja e kryesisë së re me në krye Gazmend Boshnjakun, me gjasë po e rikthen Vëllaznimin në piedestalin që e meriton.

Të premten, u arrit marrëveshja për fuzionim me KF Drenasin. Nga Liga e Dytë tani kuqezinjtë sërish do t’i shohim në Ligën e Parë. Ndoshta, në gushtin e 2024 edhe në Superligë.

Projekti i Boshnjakut me nënkryetarin Erzen Kumnova, drejtorin ekzekutiv Ilirian Zhubi, menaxherin e përgjithshëm Bujar Guci dhe drejtorin sportiv Edi Luzha duket se po funksionon në mënyrën më të mirë.

Javët në vijim priten përforcime të reja. Futbollistët e rinjë do të drejtohen nën urdhrat e trajnerit me perspektiv, Megzon Vizoka.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika