KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

Stërvitja e përbashkët "Golden Saber 2024" e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, që do të mbahet në Kampin Vrelo më 7 maj, do të testojë aftësinë për menaxhim të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie. Komandanti i KFOR-it ka thënë se kjo demonstron bashkëpunimin dhe përkushtimin për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it dhe KFOR-i në stërvitje të përbashkëta për kontrollimin e turmave dhe trazirave, 7 maj 2021.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo, të martën, më 7 maj.

Nga ushtrimi i quajtur “Golden Saber 2024” do të testohet aftësia për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie.

Po ashtu, siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, ky ushtrim do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe asetesh, që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e tij dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje.

““Golden Saber 2024” është pasqyrim i bashkëpunimit dhe përkushtimit tonë të gjatë për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet tutje njoftimin e KFOR-it.

Komandanti i ri i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka theksuar se kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin e fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal. Ne presim përfundimin me sukses të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjithë të përfshirëve”, ka thënë ai.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët veprojnë respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika