KFOR-i patrullon kufirin me Serbinë dhe Liqenin e Ujmanit

Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovës pas tensioneve në veri sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ka shtuar patrollimet në vijën kufitare dhe në gjithë zonën e veriut. RTV Dukagjini ka përcjellë patrullimin e KFOR-it Italian në komunat veriore, ku është vërejtur se kontrolle po kryejnë edhe në Liqenin e Ujmanit, deri në vijën ujore kufitare me Serbinë

Rrugët malore e aspak të përshtatshme janë një rutinë për këtë njësit me ushtarë italianë të KFOR-it.

Nga rrafshi i Zveçanit, patrullimi vazhdon nëpër fshatin Zhitkoc, pastaj në Zheronicë për të dalë në majen e malit në Zhaviçaj.

Prej aty patrolla e KFOR-it Italian zbret në afërsi të fshatit Çabër, ndër të paktat zona të Zubin Potokut e banuar me shqiptarë.

Prej aty rutina vazhdon në drejtim të kufirit, por zona kufitare, të paktën me Serbinë, nuk nënkupton vetëm terrene të papërshtatshme malore.

Përpos kufirit me Serbinë, trupat italiane të KFOR-it patrullojnë edhe liqenin e Ujmanit, dhe malet përreth. Patrullimi kryhet 24 orë në ditë.

9.2 kilometra katrorë të liqenit janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 të tjera në Serbi.

Pos zonës ujore patrullimi vazhdon edhe në këmbë, ndonëse me raste nuk janë të pajisur me armë të gjata, varet nga situate e po ashtu kombësia e ushtarëve dhe politika e atij shteti.

“Patrullat tona janë prezente, ne lëviznim në të gjithë hapësirën, si për shembull në vijën kufitare administrative, në Zubin Potok, në Zveçan. ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,  Guglielmino Esercito, Kapiten.

Ditët e fundit të këtij viti janë deri diku të qeta e pa telashe, por intensifikimi i patrullimeve të KFOR-it, por më e rëndësishmja, numrit të ushtarëve, erdhën vetëm pas dhunës së muajit maj dhe sulmit terrorist të Banjskës, këtë shtator.

Vitin e kaluar KFOR-i numëronte 3700 ushtarë ndërsa këtë vit numri shkon në afër  4600.

Italia prin për nga numri i ushtarëve, e numër të përafërt të ushtarëve kanë sjellë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia. Krahas shteteve tjera, në Kosovë aktualisht janë 869 ushtarë italianë, 593 amerikanë, dhe 369 ushtarë janë nga Turqia.

Udhëheqësi i epikës, tregon që kanë komunikim të mirë me banorët lokal e po ashtu edhe me forcat e Policisë së Kosovës.

“Njerëzit këtu kanë përshtypje shumë pozitive për prezencën tone. Ne kemi shumë patrullime të përbashkëta (me Policinë) pra gjithçka koordinohet paraprakisht para patrullimit, gjithçka është e planifikuar, ne nuk kemi problem me komunikimin me të tjerat njësi”, ka deklaruar ai.

Kufiri me Serbinë është kryesisht zonë malore dhe ka gjatësi gati 400 kilometra, ndërsa përveç KFOR-it, patrullime të vazhdueshme kryhen edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika