Misioni paqeruajtës i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka njoftuar se trupat e tij do të vazhdojnë patrullimet e rregullta ditore dhe gjatë natës, duke garantuar një prani të qëndrueshme dhe të qetë si në veri të Kosovës, ashtu edhe në të gjithë zonën e tyre të përgjegjësisë.
Në postimin e publikuar në Facebook, KFOR thekson se personeli i tyre mbetet vigjilent, duke monitoruar situatën dhe duke punuar për të ruajtur stabilitetin në të gjithë rajonin.
“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.