KGJK-ja ende pa kryesues, dështon mbledhja shkaku i kuorumit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar të zgjedh kryesuesin e ri, për shkak të mungesës së kourumit. Për këtë pozitë janë dy gjyqtarë kandidatë, e sipas rregullores së KGJK-së, kryesuesi duhet të zgjidhet deri javën tjetër.

Në mungesë kourumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në këtë mbledhje ishte e pararë të zgjidhej kryesuesi i ri i këtij institucioni meqë Albert Zogat i ka skaduar mandati më 9 mars.

“Me një njoftim që mbledhja e sotme nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së kourumit, profesori Ahmet Imami ka dërguar sot email që pëe shkaqe shëndetësore nuk mundet me marr pjesë në mbledhjen e sotme andaj do mbahet në një datë tjetër që do njoftoheni me kohë”, ka thënë zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku.

Përveç zgjedhjes së kryesuesit në rend dite, për mbledhjen e 365 të KGJK-së, ishte edhe shpallja e konkursit për kryetar të Gjykatës Administrative.

Sipas rregullores mbi organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor, anëtarët kanë kohë deri në 30 ditë për të zgjedhur kryesuesin e ri, rrjedhimisht ky afat përmbushet javën tjetër.

Në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se anëtarët e KGJK-së, duhet që brenda afatit të përcaktuar të kompletojnë kryesinë e Këshillit.

“Është kërkesë ligjore që kjo cështje të përfundojë sa më shpejtë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës të konsilidojë sa më shpejtë kryesinë, kryetarin dhe zv kryetarin por e meta e kësaj pune është që edhe nëse tejkalohet ky afat KGJK-ja vazhdon të ketë ushtrues detyre të kryesuesit dhe duhet pritur derisa të gjendet një kompromis i anëtarëve që tani janë në funksion edhe të zgjedhin sa më shpejtë”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI.

Për pozitën e kryesuesit të KGJK-së janë Rrustem Thaçi, anëtar i zgjedhur nga Gjykata Supreme si dhe Besnik Bislimaj nga Gjykata e Apelit.

Këshilli, aktualisht ka 9 anëtarë, ndërsa kryesues i Këshillit Gjyqësor deri në fillim të muajit mars ishte Albert Zogaj, i cili qëndroi në këtë pozitë për 1 mandat e gjysmë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika