Kica-Xhelili pas thirrjeve antishqiptare në Maqedoni: Heshtja s’është maturi, është bashkëfajësi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dorasa Kica-Xhelili, ka reaguar pas thirrjeve raciste dhe antishqiptare që u dëgjuan në një ndeshje në Kumanovë, duke kritikuar sidomos mungesën e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, ajo e cilësoi atë që ndodhi në stadium si më shumë se thjesht brohoritje.

“Ato që u dëgjuan në stadiumin e Shkupit s’ishin thjesht brohoritje, por zhurma primitive e një mendësie të kalbur. E megjithatë, më e neveritshme se kjo zhurmë është heshtja që e shoqëroi”, ka shkruar deputetja.

Sipas saj, çdo akt që nxit urrejtje meriton reagim të menjëhershëm, veçanërisht nga përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, por mbi të gjitha, nga ata që sot përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi. Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim”, theksoi Kica-Xhelili.

Ajo përfundoi me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?”

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika