Kilaj, Fazliu e Smakaj nisen për në Hagë

Janë nisur për në Hagë tre të arrestuarit e Gjykatës Speciale, Isni Kilaj, ish komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun. Me automjete të blinduara e autoambulancë, të njëjtit janë nisur drejt Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, për t’u transferuar në Hagë me aeroplan privat.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i Televizionit Dukagjini, i cili ka qëndruar para zyrave të EULEX-it.

Të njëjtit janë nisur me vetura të EULEX-it të përcjelluara nga një ambulancë

Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e së enjtes Kilaj, Smakaj dhe Fazliun. Të tre të arrestuarit dyshohet se janë intervistuar për pengim të procesit gjyqësor që po zhvillohet atje.

ZPS-ja të enjten ka njoftuar se është ndërmarrë aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime e bastisje në disa shtëpi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.  

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e Speciales, i lëshuar gjatë ditës së enjte.

Në Hagë po ashtu është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika