Kina dënon vizitën e Pelosit në Tajvan, e quan ‘çmenduri’

Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar ishullin në 25 vjet. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, vizitën e saj e ka quajtur çmenduri, të papërgjegjshme dhe irracionale

Wang Yi, Ministër i Jashtëm i Kinës

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi e ka quajtur vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan “, çmenduri, të papërgjegjshme dhe irracionale”.

Në një takim të vendeve të Azisë Juglindore, Wang Yi ka mbrojtur stërvitjet ushtarake të Kinës në detet rreth Tajvanit.

Zonja Pelosi ka bërë një ndalesë të shkurtër në ishull të mërkurën e 3 gushtit, gjatë një turneu në rajon.

Ndryshe, Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar ishullin në 25 vjet.

Vendimi i saj për të ndaluar në ishull e ka zemëruar Pekinin, i cili e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur të Kinës, raporton BBC.

SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, por mban një marrëdhënie të fortë me ishullin, e cila përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur.

Duke folur gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të Azisë Juglindore në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, Yi ka thënë se vendi i tij kishte bërë gjithçka që mundej për të shmangur një krizë, por se ai nuk mund të “lejojë që interesat e tij thelbësore të cenohen”.

Komentet e tij kanë ardhur pasi ministrat e jashtëm të Azisë Juglindore kishin paralajmëruar më herët se tensionet në rritje mbi Tajvanin mund të nxisnin konflikt të hapur në rajon.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit mund të çojnë në “llogaritje të gabuar, konfrontim serioz, konflikte të hapura dhe pasoja të paparashikueshme midis fuqive të mëdha”.

Yi gjithashtu ka thënë se Tajvani “përfundimisht do të kthehet në përqafimin e atdheut”.

Qeveria kineze ka kërcënuar se përfundimisht do të pushtojë ishullin me forcë nëse përpjekjet e tjera për bashkim janë të pasuksesshme.

Pelosi plot lëvdata, tregon mbështetjen për Tajvanin

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika