Kina pësoi dëme në vlerë të 3.3 miliardë dollarë nga katastrofat natyrore këtë vit

3.3 miliardë dollarëve në çerekun e parë të vitit, kanë humbur nga vërshimet, thatësirat, një tërmet dhe moti i ftohtë në Kinë

Pamje nga Kina, pas rrëshqitjeve të dheut në janar.

Vërshimet, thatësirat, një tërmet dhe moti i ftohtë në Kinë kanë shkaktuar humbje në këtë shtet në vlerë të rreth 3.3 miliardë dollarëve në çerekun e parë të vitit, ka thënë të shtunën Qeveria kineze.

Ministria për Menaxhim të Emergjencave e ka cituar dëmin e shkaktuar nga klima e ftohtë, më pas nga një tërmet 7.1 shkallësh i Rihterit në rajonin veriperëndimor Ksinjiang, rrëshqitjet e dheut në provincën Junan dhe vërshimet në Lumin e Verdhë.

Si pasojë e këtyre ndryshime kanë vdekur 79 njerëz, 110.000 të tjerë kanë pasur nevojë urgjente për shpërngulje, ndërsa në total 10.4 milionë njerëz janë prekur në ndonjë formë, ka thënë ministria.

Në mesin e katastrofave tjera natyrore janë përfshirë edhe thatësira në disa rajone dhe zjarret pyjore në jugperëndim dhe jug të shtetit.

Humbjet shtetërore në vitin e kaluar nga katastrofa të ngjashme kanë kapur vlerën e 47.7 miliardë dollarëve.

Kjo ministri pati thënë në janar se planifikon nisjen e një fushatë trevjeçare për të përmirësuar përgjigjen e shtetit ndaj katastrofave natyrore dhe aksidenteve, përfshirë rritjen e sigurisë në disa sektorë siç janë minierat./ REL.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika