Kina rihap kufijtë pavarësisht se vendi po lufton me rastet në rritje të Covid-19

Hong Kongu është goditur rëndë nga virusi, si pasojë pikat e kontrollit të kufirit tokësor dhe detar me kontinentin janë mbyllur kryesisht për gati tri vjet. Pavarësisht rrezikut të infeksioneve të reja, Kina ka njoftuar të dielën për rihapjen e pikave të kalimit kufitar

Njerëzit përqafohen në portën e mbërritjeve ndërkombëtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit pasi Kina hoqi kërkesën për karantinë të sëmundjes së koronavirusit. Foto Reuters, 8 janar 2023

Kina ka hequr kërkesat e karantinës për vizitorët, duke i dhënë fund pothuajse tri viteve të izolimit të vetimponuar, edhe pse vendi po lufton me një rritje të rasteve me Covid-19.

Të dielën, Kina kontinentale hapi gjithashtu kufirin e saj me Hong Kongun, duke çmontuar shtyllat e fundit të një politike zeroCovid që i kishte mbrojtur njerëzit nga virusi, por gjithashtu i kishte shkëputur ata nga pjesa tjetër e botës.

Politika e kontrollit pati një ndikim të madh në ekonominë e dytë më të madhe në botë, ku krijoi pakënaqësi në të gjithë shoqërinë kineze që çoi në protesta mbarëkombëtare pak para se të lehtësohej.

Në zbulimin përfundimtar të këtyre rregullave, të dielën është parë që udhëtarët për në Kinë nuk u kërkohet më të karantinohen, pas gati tre vjetësh që i nënshtroheshin kohëzgjatjeve të ndryshme të izolimit të detyrueshëm.

Në aeroportin ndërkombëtar Pudong të Shangait, një grua me mbiemrin Pang i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se ishte e emocionuar me ndryshimin e rregullave.

“Mendoj se është vërtet mirë që politika ka ndryshuar tani, është vërtet humane. Është një hap i domosdoshëm, mendoj. Covid është normalizuar tani dhe pas kësaj pengese, gjithçka do të jetë e qetë”, ka thënë ajo.

Udhëtarët shihen në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit pasi Kina hoqi kërkesën për karantinë, foto Reuters, 8 janar 2023

Kinezët nxituan të planifikonin udhëtime jashtë vendit pasi zyrtarët muajin e kaluar njoftuan se karantina do të hiqej.

Por, rritja e pritshme e vizitorëve ka bërë që shumë vende të vendosin teste të detyrueshme Covid mbi udhëtarët nga kombi me më shumë popullsi në botë, derisa lufton me shpërthimin e tij më të keq ndonjëherë.

Përhapja parashikohet të përkeqësohet pasi Kina të hyjë në festën e vitit të ri hënor këtë muaj, gjatë të cilit miliona pritet të udhëtojnë nga megaqytetet e goditura në fshat, për t’i vizituar të afërmit e moshuar, të cilët kanë qenë të prekur nga koronavirusi.

Kina ka shënuar të shtunën ditën e parë të “chun yun”, periudhës 40-ditore të udhëtimit hënor të vitit të ri, e njohur para pandemisë si migrimi më i madh vjetor i njerëzve në botë, raporton The Guardian.

Kjo festë publike e vitit të ri hënor, e cila zyrtarisht fillon nga 21 janari, do të jetë e para që nga viti 2020 pa kufizime të udhëtimit brenda vendit.

Ministria e Transportit e Kinës tha të premten se pret që më shumë se 2 miliardë pasagjerë të udhëtojnë gjatë 40 ditëve të ardhshme.

Në të gjithë Azinë, qendrat turistike po përgatiten për një rritje të vizitorëve kinezë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika