Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në studiot e FIVE ka folur lidhur me përplasjet dhe problemet financiare mes Komunës së Prishtinës dhe nivelit qendror, përkatësisht Ministrisë së Financave.
Se a ka kuptim një situatë e tillë, ku tashmë edhe transporti publik nuk funksionon në kryeqytet, Shatri ka thënë se kjo as “s’ka logjikë e as kuptim”.
“Kjo s’ka as logjikë e as kuptim… në një vend ku mundësitë dhe institucionet janë tonat, flasim shqip të dy palët; niveli qendror e niveli lokal”.
“Mundësitë ligjore ekzistojnë për me gjet zgjidhje, kur duam me bë zgjidhje. Kur nuk duam, s’ka zgjidhje. Edhe kur ka zgjidhje, kur nuk duam, s’ka zgjidhje… në këtë rast po duket se s’po duan me pas zgjidhje… ka interesim me bë krizë”, ka thënë Shatri.