Klinaku i AAK-së: Ta bëjmë një fondacion me institucionet dhe diasporën për investime strategjike

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Mehmet Klinaku, i cili jeton në Gjermani, ka prezantuar idenë e krijimit të një fondacioni të përbashkët për të investuar në Kosovë.

Ai ka theksuar se shumë shqiptarë nga diaspora janë bashkuar gjatë viteve të fundit dhe kanë kapacitet për të investuar në vendin e tyre, por sipas tij, mungesa e koordinimit nga institucionet e Kosovës ka penguar realizimin e projekteve.

“E kam parë një anashkalim shumë të madh dhe tentova me thy këtë me ardh vetë ta bëj një ndërlidhje. AAK-në e kam zgjedh si garancia e vetme që e shoh për momentin që tenton ose mundet me garantu me ardh shqiptarët nga diaspora për me investu në Kosovë edhe për shkak planet e tyre që janë afat shkurtra që të hyjë Kosova në NATO”, ka thënë ai.

“Kapaciteti në përgjithësi e kam informacion vitet e fundet kanë mbërri shumë si shqiptarë janë bërë bashkë dhe e kanë gjetur çelësin e suksesit me këtë frymën që janë bërë bashkë. E kemi një kompani familjare por e kemi zgjedhur aq shumë rrethin sa që tani e kemi edhe një partner nga Deçani që po duam të bashkojmë shumë njerëz më një vend që të kemi sukses”, ka theksuar tutje ai.

Klinaku në emisionin FIVE, theksuar se AAK është garancia për të mbështetur shqiptarët që duan të investojnë në vendin e tyre.

“Na sjellim para nonstop kur nuk ka tentim q ato para të shkojnë në vendin e tyre, që ta bëjmë një fondacion të përbashkët. Sikur nga ana e institucioneve të Kosovës dhe nga ana e përfaqësuesve të Kosovës ta bëjmë një fondacion të përbashkët për të investuar aty ku duhet. Gjithçka është e mundshme po pati vullnet dhe dëshirë me i bashku shqiptarët”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika