Klinaku: Ministri Murati është e vërtetë që mashtron

Përgjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se ligji për pagën minimale është fshirë që nga viti 2017. Për një gjë pajtohen të ftuarit e sotëm në "Debat Plus", lista duhet filtruar

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së
Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

“Është e vërtetë se Hekuran Murati mashtron”, “Protesta është e drejtë”, “Qeveria ka qasje të gabuar”, “Krerët e UÇK-së i kemi dërguar në Hagë”, “Kanë sjellë veteranin ta vrasë veten”, “Kanë sjellë veteranin me lanë vendin”, janë disa nga shprehjet që u dëgjuan në skenën e Debat Plus, lidhur me “Betejën e Veteranëve”.

Përgjatë diskutimit të kategorizimit të veteranëve, Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka thënë se ka një të vërtetë ndaj asaj se Ministri i Financave, Hekuran Murati, mashtron mbi shumën e pagave të veteranëve në vit që sipas Qeverisë, arrin në 80 milionë euro.

Klianku ka thënë se bazuar në Agjensionin e Statistikave, Qeveria e Kosovës nuk harxhon 80 milionë euro në vit për veteranë.

“36.800 sipas Agjensionit të Statistikave e marrin pensionin për veteranë, mirëpo nuk e llogarisin që 3.200 i marrin të pleqërisë(pensionin)”, ka thënë Klinaku, gjersa ka shtuar se kështu, totali i veteranëve është 33.600.

Ndër të tjerash, Klinaku thotë se detyra e vetme e Qeverisë Haradinaj, Kurti I dhe II, ishte themelimi i një komisioni për kategorizim të veteranëve, gjë e cila sipas tij, nuk është realizuar asnjëherë.

Nga ana tjetër, Imer Mushkolaj ka thënë se probleme të tilla kanë ekzistuar qysh nga fillimi e gjeneza e këtij problemi fillon që nga përfshirja e njerëzve jo-veteranë në lista.

Një problem po aq i madh, sipas Mushkolaj, mbetet edhe paga minimale e tyre.

“Shuma 170 euro është pension, jo pagë. Këtë shumë që i’a jep shteti nuk ia jep si pagë por si vlerësim që ka luftuar, por kjo nuk duhet t’i ndalë ata të punojnë”, ka thënë Mushkolaj, gjersa ka shtuar se një gjë e tillë i detyron veteranët të punojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Njëherësh, sipas tij kjo dëmton edhe ekonominë e vendit.

Duke thënë se pajtohet me mendimet e Mushkolajt, Dardan Krasniqi, ish-luftëtar, thekson se “lufta kryesore e veteranëve është mos-instrumentalizmi…pa shoqata të forta të luftës ky vend kurrë s’do të ecë përpara”.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se veteranët dhe organizatat e tjera të dala nga lufta, janë duke jetuar në kushte mjaft të vështira ekonomike. Trajtimi që po u bëhet atyre, sipas tij, është diskriminues./PortaliD/

Ministri Murati: Duhet të pastrohen listat e veteranëve të luftës

Të martën, Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar se neni 18 që e lidh pagën minimale me pensionin e veteranëve të luftës, është fshirë nga Ligji për pagën minimale qysh në vitin 2017.

Ai, gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka shtuar se fshirja e të njëjtit nen është bërë nga vullneti politik i atëhershëm.

“Neni 18 që e lidh pagën minimale me pensionin e veteranëve është fshirë në vitin 2017. Fshihet neni 18 dhe kësisoj bëhet shkëputja e pagës së veteranit”, ishte shprehur Murati.

Ministri Murati kishte theksuar se lista e veteranëve të luftës duhet të pastrohet.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika