Klinaku për “zhvendosjen” e Smith nga Specialja te rasti Trump: Jam i sigurt që ia paska ni erën pareve

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj largimi të Jack Smith nga pozita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale

Ish-kryeprokuror i Gjykatës Speciale, Jack Smith, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe ish-presidenti-amerikan Donald Trump

Pas njoftimit se Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale, pasi është emëruar këshilltar special për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump dhe pjesë të kryengritjes së 6 janarit 2021.

Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Specialës, emërohet këshilltar special në hetimet e Trump

Ka reaguar se ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke thënë se Smith “ia paska ni erën pareve”.

“Po lexoj se Kryeprokurori Jack Smith e braktis Gjykatën Speciale, e unë jam i sigurt që “ia paska ni erën pareve”, ka shkruar Klinaku.

Pozitën e re të Smith e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland ku njoftoi për emërimin e ish-prokurorit të karrierës së Departamentit të Drejtësisë dhe ish-kryeprokurorit për gjykatën speciale në Hagë, Smith për të shërbyer si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vazhdim.

Në një deklaratë pas njoftimit të tij, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.

“Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë apo flamur nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji, “tha Smith.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika