Klodjan Kaçani: Arritje është të jesh i lumtur me atë që bën

Tenori nga Vlora, Klodjan Kaçani, në një intervistë për Portalin Dukagjini ka treguar copëza nga eksperienca e tij në fushën e muzikës. Kaçani është një prej artistëve të rrallë shqitar i cili ka arritur që karrierën e tij operistike ta zhvillojë edhe në vendet perëndimore duke performuar në skenat më presitgjioze të Evropës

Klodjan Kaçani, tenor

Skena, publiku, performancat dhe çmimet e para kanë qenë pjesë e vazhdueshme e fëmijërisë së tij.

Bota e artit dhe muzika e ka përcjellur në ditët më të mira të jetës. Klodjan Kaçani tenori nga Vlora e Shqipërisë ka shkelur edhe në skenat ndërkombëtare kështu duke realizuar ëndrrën e tij.

Eksperiencat e para, debutimi si këngëtar operistik, vështirësitë dhe sukseset janë vetëm disa nga momentet që tenori ka shpalosur në një intervistë për portalin Dukagjini.

“Çasja drejt artit të muzikës ka ndodhur qysh në fëmijërinë time ku kam marr pjesë dhe kam qenë fitues në festivalet për fëmijë që zhvilloheshin në vendlindje në Shqipëri. Në atë moshë fare të vogël, rreth 12 vjeç, zbulova interesin që kisha drejt muzikës operistike e ku vendosa të ndiqja shkollën e artit për të kultivuar në mënyrë profesionale këndimin operistik”, ka thënë Kaçani.

Synim i çdo artisti është të shkel në skenat më prestigjioze të operës por, jo të gjithë kanë mundësinë ta kenë një fat të tillë për arsyje të ndryshme, por cila është performanca e parë profesionale e tenorit nga Vlora.

Klodjan Kaçani, Tenor

“Debutimi im për herë të parë si këngëtar operistik ka ndodhur pasi kam mbaruar ‘Universitetin e Arteve’ në Tiranë, në një rol fare të vogël, por që për mua në atë kohë ishte hap shumë i rëndësishëm pasi po prekja një ëndërr, të këndoja në skenën operistike”, ka shtuar ai.

Pas çdo eksperience në skenë gjithmonë është një punë në prapaskenë e cila nuk është e qasshme për publikun dhe padyshim që ka vështirësi të tejkalueshme por, çfarë ka për të thënë Kaçani për sfidat dhe suksesin?

“Mendoj që sfidat në Art fillojnë që në momentin që ti vendos të bëhesh dikush, apo qoftë dhe dëshira për tu realizuar si artist. Personalisht sfidat kanë një ndikim pozitiv pasi më shtyjnë drejt rritjes sime profesionale, ndërkaq suksesi për mua nuk lidhet vetëm me profesionin, por dhe me jetën tonë të përditshme, çdo arritje profesionale ose jo e cila më jep lumturi për mua është sukses”.

“Nuk mendoj të arrij një synim në botën e muzikës dhe me pas të ndihem i realizuar. Përkundrazi çdo impenjim aritstik për mua është kënaqësi mbi të gjitha shpirtërore. Mendoj se arritje është të jesh i lumtur me atë që bën”, ka theksuar tenori.

Ndër të tjera ka artisti shtuar se gjithë performancat që ka pasur deri më sot e kanë rëndësinë e tyre dhe se karriera e tij gjatë vjetëve të fundit është zhvilluar në vendet perëndimore.

“Për mua çdo paraqitje në skenë është domethënëse pasi ky profesion kërkon shumë përkushtim e seriozitet në çdo dalje skenike. Në çdo shfaqje apo produksion operistik unë jam një personazh, por jam dhe Klodjani prapa kuintave dhe kjo mjafton për të kuptuar sa domethënëse është çdo shfaqje për ne”.

“Këto 5 vjetët e fundit karriera ime ka qenë krejtësisht në Evropë, mendoj që çdo skenë operistike kthehet madhështore kur ka një publik të zjarrtë e kolegë të mirë. Arti i mirëfilltë i jep vlera teatrit”, ka thënë Kaçani.

Klodja Kaçani, Tenor

Jo të gjithë mund të performojnë në skenat evropiane operistike dhe kjo sipas Kaçanit ndodh si pasojë e disa elementeve të cilat nuk janë në dorën e artistit.

“Arti operistik është një profesion shumë i vështirë, kërkon shumë përkushtim, seriozitet dhe optimizëm. Por, jo të gjithë do mundet të arrijnë të bëhen dikush në art, kjo për shkak të shumë faktorëve që artisti nuk i ka në dorë. Mjafton të jenë të lumtur në atë që bëjnë”, ka thënë tenori.

Ndër të tjera Kaçani ka thënë se sfida më e madhe me të cilën përballen solokëngëtarët e rinjë është mangësia në arsim pasi që ka shumë rëndësi në formimin profesional të artistit.

“Sot, çdokush është i lirë të udhëtoj dhe të marr pjesë në audicione apo konkurse për të provuar vetën në krahasim me kolegët e huaj. Mendoj se vështirësia më e madhe që mund të hasin artistët është formimi profesional muzikor, mësimdhënia, pasi mendoj se ka mangësi në Shqipëri. Kurse për Kosovën di të them që është shumë e vështirë për një artist operistik të mos të ketë teatër opere, uroj që të ndërtohet shpejtë”, ka përunduar tenori Klodjan Kaçani nga Vlora.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika