KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet?

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Beograd, i cili po udhëtonte nga Peja në Dortmund të Gjermanisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)

Një autobus që ishte duke udhëtuar nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë në Serbi, të shtunën e 7 janarit. Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNj), duke thënë se qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi po përballen me pengesa dhe rreziqe.

“Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe  (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve, vedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka shtuar se në lidhje me këtë rast ka pasur mungesë të reagimeve.

“Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar. Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar”, thuhet tutje në reagim.

“Ndërkaq, sulmet ndaj veturave dhe autobusëve ishin të shpeshta andaj KMDLNj disa herë pati rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë”.

Në reagimin e KMDLNj-së, përmendet edhe rasti i plagosjes në Shtërpcë, ku ata bëjnë thirrje që të pritet përfundimi i hetimeve.

“Thuaja në të njëjtën kohë në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara u plagosën një serb i moshës 21 vjeçare dhe një fëmijë i moshës 11 vjeçare dhe, si i dyshuar u arrestua pjesëtari i FSK-së, A.K., 33 vjeçar. Pas kësaj ngjarjeje, ende pa filluar hetimet filloi një fushatë e linçimit publik të A.K. Nga krerët e institucioneve të Kosovës,  nga ndërkombëtarët kujdestarë, nga politikanët e Serbisë, nga pjesa llaskuce e shoqëtosë civile të Kosovës, nga kisha ortodokse serbe dhe, mungoi vetëm edhe reagimi i Papë Françeskut”.

Sulmohet një autobus në Beograd, po udhëtonte nga Peja për në Dortmund

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika