Koci për dinarin: Qeveria të reflektojë më shpejt që të mos ketë pasoja

"Qortimet që kanë ardhur nga O'brien dhe Hovenier janë shumë serioze. Çdo tentim për t’i minimizuar është i gabuar dhe i huqur. Diplomacia amerikane nuk del me një qëndrim të tillë pa bërë një analizë të thellë", ka deklaruar politologu Melazim Koci

Politologu Melazim Koci, deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, në lidhje me partneritetin Kosovë-ShBA pas çështjes së dinarit i ka konsideruar serioze.

Në emisionin “FIVE”, Koci ka thënë se çdo tentim për të minimizuar këto deklarata është i gabuar.

“Qortimet që kanë ardhur nga O’Brien dhe Hovenier janë shumë serioze. Çdo tentim për t’i minimizuar është i gabuar dhe i huqur”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij, nuk është befasues ky qëndrim nga Amerika pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë që nga çështja e targave e deri te dinari.

“Nuk jam shumë i befasuar, këto zhvillime pas disa ngjarjeve në Kosovë, targat, kryetarët, pastaj dinari. Diplomacia amerikane nuk del me një qëndrim të tillë pa bërë një analizë të thellë”, ka vijuar ai.

Koci thotë se Amerika nuk është për të pezulluar rregulloren e BQK-së, por që për këtë vendim duhej të kishte konsultime paraprake.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të reflektojë më shpejt në lidhje me këtë çështje që të mos ketë pasoja.

Ndryshe, dje, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin se janë luhatur raportet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës pas vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb.

Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë partnere qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nëse kjo e fundit nuk u përgjigjet shqetësimeve amerikane.

Deklaratat e ashpra të ambasadorit amerikan në Prishtinë u bënë një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tentoi t’i hedhë poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili tha se Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika