Koci: Spekulimet po e pengojnë rikthimin e trupit të Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij se spekulimet në vend lidhur me rastin e Faton Hajrizit po pengojnë rikthimin e trupit të tij në Kosovë.

Sipas Kocit, strisha gojore e nënës së Faton Hajrizit është kërkuar për shkak se autoritetet serbe nuk kanë mundur të identifikojnë me saktësi trupin e tij.

Në momentin kur është marrë strisha, Koci tregon se ka qenë edhe një zyrtar i lartë nga institucionet e Kosovës.

“Debat janë të rëndësishme, por kur po kalojnë debate në spekulime edhe në mosnjohje të procedurave dhe gjendjes faktike po e pengojnë edhe këtë procesin e rikthimit të trupit.

Sipas arsyetimit të autoriteteve serbe, strishja gojore duhet bëhet për shkak  se me të dhënë papilare dhe të dhëna të tjera që kanë mund me saktësi me vërtetu identitetin.

Para se më mbërri të strioshja. Duhet me tregu cili momentum është krijuar në Serbi. Një person kur vdes, rregullat përafërsisht të njëjta janë edhe në Kosovë. Prokuroria e emër rastin e heton edhe nëse brenda afateve të ligjore për atë person nuk interesohet askush, apo për atë person nuk mundet askush me identifiku ose nuk ka mundësi me u indetifiku merret urdhri prej gjykatës dhe prokuror dhe instituti i tyre urdhërohet që ta varrosë”, ka thënë Koci ën “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika