Kollçaku për rastin “Panda”: E di kush janë urdhërdhënësit e vrasjeve

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, ish i burgosuri i arrestuar për rastin “Panda”, Agron Kollçaku ka treguar një fletë me dy persona në të duke thënë se të njëjtit janë urdhërdhënësit për vrasjen në lokalin "Panda". I pyetur se a ka pyetur dikush pas luftës lidhur me këtë rast, Kollçaku ka thënë se askush nuk i ka pyetur përveç mediave

Ish i burgosuri i arrestuar për rastin “Panda”, Agron Kollçaku ka thënë se i di emrat e urdhërdhënësve për vrasjet e kosovarëve.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kollçaku ka treguar një fletë me dy persona në të duke thënë se të njëjtit janë urdhërdhënësit.

“Kam dëgjuar edhe më herët, e di kush janë urdhërdhënësit e kësaj vrasjeje. Megjithëse ajo të nesërmen u morr vesh se kush e ka bërë e kush ka dhënë urdhër, shteti serb është qe 24 vite duke e fshehur për të mos u zbuluar ky rast…Krejt i kam dëgjuar edhe me emra…po tash po i harroj edhe emrat megjithëse unë këtu e kam edhe një shtyp që është botuar në Serbi…këta të dy janë urdhërdhënësit e vrasjes së PANDA-së”, ka treguar ai.

Kollçaku përgjatë lidhjes direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini

Kollçaku ka treguar edhe për vuajtjet e tij përgjatë kohës si i burgosur.

“Vuajtje ka pas 24/24…në Pejë kam qëndurar tre ditë e tri netë në zyret e tyre, mandej më kanë dërguar në burg në Pejë deri më 11 qershor. Kur janë tërhjekur forcat serbe prej Peje na kanë marrë me vete e na kanë dërguar në Serbi”, ka treguar ai gjersa ka shtuar se “Ti je kryesori më thojke, ti i ke mbyt fëmijët…ma lëshojshin një video incizim e më thoshin shiko çfarë u ke bërë fëmijëve”.

I njëjti tregon se ndodhinë e masakrës e kishte kuptuar të nesërmen nga mediat.

I pyetur se a ka pyetur dikush pas luftës lidhur me këtë rast, Kollçaku ka thënë se askush nuk i ka pyetur përveç mediave.

“As UMNIK-u, as EULEX-i, as hiq”, ka deklaruar ai duke bërë të qartë se as institucionet nuk bënin pjesë.

Masakra e Panda Barit ishte një sulm mbi civilët serbë në qytetin e Pejës. Dy persona të maskuar hapën zjarr në një kafene duke lënë të vrarë gjashtë të rinj serbë dhe duke plagosur 15 të tjerë. Lidhur me rastin, faji u ishte lënë shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika