Kolona të gjata në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare, pritjet deri në 90 minuta

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të dielën e 24 korrikut, ka kolona e pritje në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë

Ilustrim

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Ata po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet nga 80-90 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 400 metra.

Kurse në  hyrje të pikës tjetër kufitare në Merdare, pritjet deri në 40-50 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 400 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika