Komandanti i FSK-së pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe me gjerë

Pamje nga takimi

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjenerali Jashari e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit. Ai e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar në profesionalizmin e FSK-së.

Pamje nga takimi

“Një pjesë e diskutimeve u fokusua në situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë. Ndërsa, ambasadori Hargreaves falënderoi GLT Jasharin për kontributin e FSK-së në stërvitjen e trupave ukrainase përmes operacionit Interflex në Britani të Madhe”, thuhet në njoftim.

Gjenerali Jashari dhe ambasadori Hargreaves janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika