Komisioni Evropian: Po e ndjekim nga afër rastin e Sanduloviq

Komisioni Evropian po monitoron nga afër rastin e keqtrajtimit të opozitarit serb, Nikola Sanduloviq, dhe bën thirrje për zbardhjen e plotë të rastit, duke insistuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndjekjen efektive të pretendimeve për dhunë nga autoritetet kompetente

Nikola Sanduloviq

Komisioni Evropian ka njoftuar se është duke e ndjekur nga afër incidentin e keqtrajtimit dhe paraburgimit të politikanit të opozitës serbe, Nikola Sanduloviq.

Zëdhënësja e KiE-së, Ana Pisonero, ka thënë në një përgjigje për TV Dukagjinin se po e ndjekin rastin nga afër dhe janë në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara.

“Kemi parë raportime në lidhje me paraburgimin dhe keqtrajtimin e supozuar të Sanduloviq. Po e ndjekim nga afër këtë rast dhe jemi në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara. Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale, dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente”, ka deklaruar Pisonero.

Sanduloviq është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe në ndërtesën e BIA-s ditë më parë në Serbi, pasi kishte publikuar video duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku edhe kërkoi falje për krimet që ka kryer Serbia.

Po ashtu, ka pasur zëra se në torturimin e tij ka marrë pjesë edhe krimineli serb, Milan Radojçiq.

Atij i është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Serbisë.

Këtë e bëri të ditur për Radio Dukagjinin, avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, i cili theksoi se arsyeja kryesore për këtë vendim ka qenë se klienti i tij ka vendosur e lule te varri i Blerina Jasharit, e cila ishte vrarë nga forcat serbe në Prekaz.

Stojkoviq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë në rastin e Sanduloviqit.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika