Komisioni për Financa miraton Projektligjin për pagën minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të Projektligjit për pagën minimale dhe të shkallës tatimore nga të ardhurat pensionale, ka potencuar se ky projektligj hapë rrugën e dërgimit në Qeveri të ndryshimit të pagës minimale në vlerë prej 264 eurosh

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Të martën e 26 prillit, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash, ka miratuar në parim rishikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe Projekligjin për pagën minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në komisionin në fjalë, gjatë prezantimit të Projektligjit për pagën minimale dhe të shkallës tatimore nga të ardhurat pensionale, ka potencuar se ky projektligj hap rrugën e dërgimit në Qeveri të ndryshimit të pagës minimale në vlerë prej 264 eurosh.

Sipas tij, rritja e pagës minimale nga 130 euro në 300 apo 400 euro është e pamundur.

”Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë dhe plotësojë ligjet në pagën minimale. Ideja është të rritet punësimi.Të shkojë prej 130 deri në 300 e 400 është e pamundshme sepse duhet koordinim, edhe me punëdhënës sepse janë sektor privat. Nuk mund të lihet peng sektori privat”, ka thënë ai gjatë raportimit.

Në anën tjetër, nënkryetari i këtij Komisioni, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë të ditur se Projektligji për pagën minimale është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Këshillin Ekonomik Social.

Sipas tij, në këtë pagë nuk janë përfshirë tri kategori të rëndësishme siç janë të verbrit, personat paraplegjikë dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E lidhur me këtë, ministri Murati ka theksuar se këto kategori do të qëndrojnë të pandryshuara në paga.

Gjatë arsyetimit të këtij projektligji, Murati tha se ideja e rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto është që të sigurohet një minimum i pagës dhe të rritet punësimi për të rinjtë.

“Askush nuk po i largon këto kategori nga pagat, por është qeveria e parë që ka ndarë mjete shtesë të njëhershme për këto kategori, edhe për veteranët”, tha ai.

Ndryshe edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pati kritika lidhur me këtë projektligj, pasi sipas tij, ky i fundit është bërë në mënyrë të anshme dhe pa dakordim me Këshillin Ekonomik Social, si dhe kjo gjë çon në varfëri.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika