Komiteti i Helsinkit: “Bota serbe”  instrument i Rusisë për ndikim në Kosovë dhe rajon

Raporti i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e përshkruan realitetin politik në Serbinë e vitit 2025. Regjimi autoritar i Vuçiqit, korrupsioni, kapja e shtetit dhe e mediave, destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, e sulmi terrorist në Banjskë janë disa nga kapitujt ndër të cilët përmendet projekti “Bota serbe”, dhe shpjegohet se si Rusia e ka shfrytëzuar me mjeshtëri frustrimin e elitës serbe pas disfatave të viteve ’90 dhe humbjes së Kosovës.

Projekti “Bota serbe” nuk i kënaq apetitet vetëm me territoret që ka Serbia sot, por synon t’i gllabërojë edhe shtetet fqinje.

Raporti i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thotë se Rusia e ka shfrytëzuar me mjeshtëri frustrimin e elitës serbe pas disfatave të viteve ’90 dhe humbjes së Kosovës.

Në këtë kontekst, projekti shtetëror i Serbisë i ashtuquajturi “Bota Serbe” sipas raportit me disa autorë, me redaktore aktivisten Sonja Biserko, tregon se si regjimi i Vuçiqit po do ta rishikojë historinë e së kaluarës përmes kontrollit të mediave, arsimit, institucioneve kulturore dhe lidhjeve shpirtërore me serbët në rajon.

“… Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa tolerancën e Perëndimit. Në përpjekje për ta mbajtur Serbinë në anën e tyre, fuqitë perëndimore shpesh kanë mbyllur sytë ndaj rolit destruktiv të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Një politikë e tillë kompromisesh e ka forcuar regjimin, duke i dhënë atij legjitimitet ndërkombëtar pa reforma reale”.

Serbia e vitit 2025 e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiqi, i cili është i afërt me Rusinë e Putinit dhe Kinën, sipas raportit ka pushtet autoritar, korrupsion dhe neutralitet të rremë i cili po sfidohet nga protestat studentore.

Komiteti i Helsinkit flet për qasjen pozitive që BE e sidomos Gjermania ka pasur vazhdimisht ndaj Vuçiqit në emër të stabilitetit. Kjo edhe pas afërsisë me shtete autoritare, me destabilizimin e rajonit, përfshirë edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“… Shtrohet pyetja se sa gjatë mund të ruhet ky iluzion, ndërsa Serbia thellohet në autoritarizëm dhe lojëra gjeopolitike që cenojnë interesat e BE-së, siç ilustrojnë vizitat e Vuçiqit në Moskë dhe Pekin. Protestat nuk do të ndalen, dhe dhuna e regjimit mund të rritet. Kjo kërkon një ndryshim sistematik në qasjen e BE-së, veçanërisht të Gjermanisë, ndaj Serbisë. Është e nevojshme të thyhet perceptimi se BE-ja është e dobët përballë autoritarizmit të Vuçiqit”.

Raporti i Helsinkit thekson se Kisha Ortodokse Serbe është bërë një nga akterët më të rëndësishëm në përpjekjet për rritjen e ndikimit serbo-rus në rajon, sidomos në Kosovë.

Ilustrim i këtij ndikimi është takimi i patriarkut serb Porfirije me presidentin rus Vladimir Putin më 22 prill 2025 në Moskë.

 

 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika