Komuna e Prishtinës ka vendosur që mjekët e pensionuar t’i angazhojë si këshilltarë në Drejtorinë e Shëndetësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit të Prishtinës, Përparim Rama.
“Duke marrë parasysh rëndësinë dhe mungesën e mjekut të familjes, sot me rastin e “Ditës Botërore të Mjekut të Familjes”, së bashku me #drejtoriaeshëndetësisë kemi vendosur që të angazhojmë mjekët e pensionuar, të cilët gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet”, ka shkruar Rama.
Ky i fundit ka thënë se synimi i këtij vendimi mbetet ndihma ndaj Drejtorisë së Shëndetësisë, për të krijuar një sistem më të mirë, më efikas, me shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.