Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike, përfshirë trotuaret, rrugët dhe sheshet.
Sipas vendimit, dyqaneve u ndalohet vendosja e produkteve jashtë lokaleve pa leje nga organet kompetente, me qëllim lirimin e hapësirave publike për qytetarët.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se hapësirat publike i takojnë qytetarëve dhe jo bizneseve për përdorim privat.
“Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër! Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve. Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve. Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama në Facebook