Komuna e Prishtinës refuzon rikthimin e ndalesës së autobusëve te Xhamia e Llapit

Komuna e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për rikthimin e ndalesës së autobusëve te Xhamia e Llapit.

Drejtori i Mobilitetit, Donat Lushaku, deklaroi se nuk do të lejohet kthimi i autobusëve të Podujevës në këtë ndalesë dhe se çdo tentim për bllokim të trafikut do të parandalohet nga inspektorët dhe policia.

Ky reagim erdhi pas protestës së transportuesve të linjës Podujevë–Prishtinë, e cila u zhvillua paraditen e së martës para Komunës së Prishtinës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për ndalesën te Xhamia e Llapit.

Lushaku tha për media se do të merren masa ligjore kundër çdo shkeljeje.

“Shoqata e Autobusëve të Podujevës ka vijuar me grevë, por pas njoftimit të policisë dhe vendimit me shkrim, nuk do të lejohet më bllokimi i trafikut në zona të caktuara. Komuna do të veprojë bashkë me inspektorët dhe policinë për të zbatuar masat ligjore. Kthimi në stacionin e ashtuquajtur Xhamia e Llapit nuk do të ndodhë”, tha ai.

Sipas tij, komuna është e hapur për dialog vetëm në dy çështje të ngritura nga Shoqata: problemin me taksitë ilegale dhe kërkesën që disa linja të kontraktuara nga Komuna të mos kalojnë në territorin e Podujevës.

Lushaku shtoi se shoqata duhet të përmbushë obligimet e saj deri në fund.

“Shoqata duhet të respektojë interesat deri në fund, pra të vazhdojë deri në stacionin e autobusëve, gjë që nuk po e bën, duke pamundësuar qytetarët e Podujevës të marrin biletat e integruara për të udhëtuar falas në krejt qytetin”, theksoi ai.

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë–Podujevë proteston para Komunës

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika