Komuna e Prishtinës rifillon punimet në rrugën “Qamil Hoxha” pas më shumë se një viti ndërprerje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë rifilluar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, pas më shumë se një viti ndërprerje.

Sipas njoftimit të komunës, punimet kishin qenë të bllokuara nga qeveria qendrore, ndërsa pas verifikimeve të fundit është konstatuar se në zonë nuk ka mbetje arkeologjike, duke i hapur rrugë vazhdimit të projektit.

“Pas më shumë se një viti që qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën ‘Qamil Hoxha’, i kemi vazhduar punimet. Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se punimet do të vazhdojnë në mënyrë që projekti të përfundojë sa më shpejt dhe të përmirësojë qarkullimin në këtë pjesë të qytetit.

Të fundit nga rubrika