Koncerti Recital i Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetit në Kosovë/ flet drejtori Blerim Emerllahu

Drejtor i Festivalit Ndërkombëtarë të Klarinetit, Blerim Emerllahu

Me 13 janar do të mbahet koncerti përmbyllës i edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetit në Kosovë. Ky festival do të zhvillohet brenda në hapësirat e atelesë të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë duke filluar prej orës 20:00.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Koncertit Recital të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetit në Kosovë, Blerim Emerllahu tek emisioni “Reload” në RTV Dukagjini.

“Ky edicion i festivalit do të ketë tingujt e klarinetistit ndërkombëtar, Corrado Giuffredi i shoqëruar nga pianisti Federico Nicoletta”, ka thënë Emerllahu.

Emerllahu ka thënë se “koncertet deri më tani kanë qenë free. Po ashtu edhe ky tani është free veçse duhet të bëhet termin për të siguruar një ulëse. Poashtu ka edhe një interes gjithëandej për të ndjekur këtë koncert”.

Ndërsa si ekskluziviteti kryesor i këtij koncerti do të jetë vetëm për Corrado Giuffredin.

“Klarineta si instrument është i rëndë sikurse ti kur thua një fjali dhe merr frymë aq është. Ka paraqitje por nuk është e vështirë. Ka një teknik të vetën. Logjikisht frymëmarrja është e njëjtë, por edhe frymëdhënia është njësoj”, ka shtuar ai

Ndryshe, Corrado Giuffredi, klarinetisti i mirënjohur italian, nisi rrugëtimin e tij muzikor në moshën 10-vjeçare kur filloi studimet në Konservatorin e Muzikës në Parma.

Përkushtimi dhe talenti i tij e bënë atë të diplomohej me nota dhe nderime të larta, duke shënuar fillimin e një karriere të jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika