Kongresi amerikan për aferën e Biden me kinezët: Jeremiq është dëshmitari kyç, ai duhet të flasë për marrëveshjen e energjisë me Kinën

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duan që ish-bashkëpunëtori i Hunter Biden, Vuk Jeremiq, të dëshmojë për origjinën e sipërmarrjes fitimprurëse të familjes Biden me CEFC, duke e quajtur atë një “dëshmitar kyç”

Ligjvënësit republikanë kanë kërkuar që Vuk Jeremiq, bashkëpunëtori i Hunter Biden, djalit të presidentit amerikan, të dëshmojë në lidhje me aferën e familjes Biden me kompaninë kineze të energjisë, CEFC.

Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, duket se ka ndihmuar anëtarët e familjes Biden të lidhen me drejtuesit e kompanisë kineze CEFC në fund të vitit 2015, në kohën kur Biden ishte akoma zëvendëspresident.

Në një e-mail të zbuluar në laptopin e braktisur të Hunter Biden, zbulohet një bisedë e Jeremiq me bashkëpunëtorin tjetër të Hunter Biden, Eric Schwerin.

Jeremiq thoshte se ka në plan të darkojë në Washington me presidentin e kompanisë kineze, Ye Jianming, teksa shtonte se kompania kineze ka në plan të investojë miliarda dollarë jashtë vendit.

“Do të doja të ftoja Hunter Biden në këtë darkë të vogël private. Jam i bindur se shumë projekte interesante mund të dalin në të ardhmen”, shkruan Jeremiq.

 Schwerin është shprehur i interesuar, edhe pse thoshte se Biden nuk do jetë dot i pranishëm pasi është jashtë vendit të dielën.

Kongresmeni republikan James Comer, që mbikëqyr hetimet e Komisionit Parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesve, i ka dërguar një letër Jeremiq, ku i kërkon që të dorëzojë të gjithë dokumentet dhe komunikimet që lidhen me Hunter dhe James Biden.

Comer i kërkoi Jeremiqit që të përmbushte kërkesat e tij deri më 14 mars dhe gjithashtu “të vihej në dispozicion për një intervistë të transkriptuar me stafin e Komitetit”.

Nëse Jeremiq refuzon të dorëzojë dokumentet dhe të japë një intervistë me stafin e komisionit, ai do t’i nënshtrohet një fletëthirrjeje ligjore.

“Vuk Jeremiq është dëshmitari ynë themelor në hetimin tonë për përfshirjen e Joe Biden dhe familjes së tij në skemat e biznesit brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Comer.

Jeremiq nuk ka reaguar akoma zyrtarisht.

Republikanët akuzojnë Joe Biden se ka, të paktën, konflikt interesi në marrëdhëniet e jashtme në lidhje me vendet ku familja e tij bënte biznes.

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

2023-02-21-Letter-Vuk-Jeremic-1.pdf

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika