Konjufca: Kosova e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe e BE-së

Në konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës Transformuese të Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se Kosova është e zotuar për të kontribuuar në përpjekje të përbashkëta globale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie pa dallim.

Në konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës Transformuese të Kosovës, Konjufca tha se Kosova është e zotuar për të kontribuuar në përpjekje të përbashkëta globale.

Sipas tij, zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030, do t’i hapë rrugë Kosovës për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe e Bashkimit Evropian.

“Nevojitet solidariteti e bashkëpunimi, jo vetëm i njerëzve, por edhe i shteteve, i vendeve të zhvilluara në ato vende të cilat sidomos janë në fazat e hershme të zhvillimit të tyre, ashtu që të sfidohet mungesa e elementeve bazike të jetesës. Pikërisht, ky mendoj që është qëllimi Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara, solidaritet e përpjekje e përbashkët për të nxitur barazinë, prosperitetin, mirëqenien për të gjithë pa dallim. Kosova edhe pa qenë anëtare e Kombeve e Bashkuara është nënshkruese e Agjendës 2030, ka dhënë zotimin për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale, për zhvillim të qëndrueshëm. Duke qenë se kjo Agjendë është komplementare në atë agjendën evropiane, zbatimi i suksesshëm i saj jam i bindur që na ofron në dy mekanizma të rëndësishme, ku një ditë edhe ne synojmë të jemi pjesë e tyre, edhe e Kombeve të Bashkuara edhe e Bashkimit Evropian”, tha Konjufca, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Konjufca shtoi se plani zhvillimor i Agjendës 2030 përfshin të gjithë sektorët që kërkojnë ndihmë institucionale shtetërore. Ai tha se institucionet tona janë të gatshme për hartimin e kësaj Agjende dhe se është një mundësi e mirë për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova.

“Në këndvështrimin tim, Agjenda 2030, duke qenë se është e ndërtuar në formën e një plani zhvillimor për të gjithë sektorët që kërkojnë ndërhyje institucionale, e ndihmon Kosovën shumë për të projektuar edhe më të sigurt të ardhmen e vet. Prandaj, ne kemi bërë hapa tutje në këtë drejtim. Institucionet tona janë përgjigjur ftesës së Kombeve të Bashkuara për të hartuar një Agjendë transformuese dhe të matshme, e cila ndihmon zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm me hapa të përshpejtuar. Për Kosovën kjo Agjendë duhet të shihet si një mundësi për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova për t’u bërë pjesë e iniciativave globale, si kjo që është shumë me rëndësi, Agjenda 2030, si dhe për të marrë rol kontribuues drejtpërdrejt në çështje globale si kjo, si mundësi e vendit, shtetit tonë për integrim edhe më të madh në arenën ndërkombëtare së bashku me të gjitha shtetet e botës” tha Konjufca.

Qëllimi i Konferencës për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, është të forcojë koncensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZHQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes, për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës./KP

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika