Konjufca: Kosova e përkushtuar për paqe dhe integrim në institucionet evropiane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano. Ai gjatë takimit ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe me synim integrimin në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

Glauk Konjufca priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit me shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe me synim integrimin në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

“Kryetari i Kuvendit po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa Barbano, duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika