Konjufca: Letra e Mogherinit siguron që Asociacioni nuk krijon autonomi serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se letra e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e siguron Kosovën se edhe nëse formohet Asociacioni, nuk do të ketë autonomi serbe.

Konjufca u shpreh se këtë letër Kosova do ta shfrytëzojë në dialogun me Serbinë, dhe se sipas tij, kjo është njëlloj garancioni nga Bashkimi Evropian, se Asociacioni nuk do të jetë i dëmshëm.

“Ne duhet ta kemi mirëbesimin, shpresën, që ky dialog është përnime për normalizim, deri në fund do ta mbrojmë shtetësinë edhe me argumente të BE-së. Letra e Mogherinit, p.sh, ne nuk do ta konsiderojmë vetëm si një copë letre që hedhet në bërllok, por do ta konsiderojmë një garanci serioze të BE-së, që neve për me na lehtësu pjesëmarrjen në dialog, kanë thënë se mos u frikësoni se Asociacioni nuk do të jetë autonomi serbe, nuk do të jetë Qeveri e serbëve. Letra është në arkivat e Qeverisë së Kosvoës”, tha Konjufca.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika