Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas njoftimit të MPJD-së, seanca e Këshillit të Sigurimit pritet të mbahet sot nga ora 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork, ndërsa në Kosovë ajo do të nisë në orën 16:00.
Gjatë kësaj seance do të zhvillohet briefing-u i radhës për Kosovën, ku pritet të diskutohet situata aktuale dhe zhvillimet në vend.