Konjufca: Nëse ndodhë ndonjë draft i Asociacionit, do të propozohet nga Kosova

"Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë, nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave", thotë kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse do të ketë draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i njëjti do të propozohet nga Kosova.

Ai thekson se Asociacioni nuk është temë qendrore e negociatave me Serbinë.

“Për Asociacion nuk duhet negociohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Serbinë. Ai është si një marrëveshje e më hershme e vitit 2013. Pas shkarkimit të grupit i cili e ka pasur për qëllim për të propozuar një draft të asociacionit, e cila ka ndodhur, por ajo ishte një formë e kamufluar e Republikës Serbë, u refuzua nga Kosova dhe ky grup u shkarkua nga ana e qeverisë. I takon Kosovës, nëse mendon që mund të bëhet një asociacion në përputhje të plotë me Kushtetutën, pa kompetenca ekzekutive atëherë është përgjegjësi e Kosovës, jo e Serbisë”.

Sipas tij, një draft i mundshëm nuk do të ishte rezultat i negociatave me Serbinë.

“Në një shikim sipërfaqësor, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë, nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”, shkruan EO.

Konjufca ka thënë se nuk e di pse janë ftuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të mundshme të ardhshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika