Konjufca: Partneriteti dhe miqësia Kosovë-SHBA mbeten të palëkundura

Një delegacion i komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të SHBA-së është pritur në takim nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufa. Ai ka thënë se Kosova dhe SHBA-ja kanë miqësi të dëshmuar dhe partneritet shembullor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me delegacionin e komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të SHBA-së





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën e 15 nëntorit ka pritur në takim delegacionin e komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të SHBA-së.

Në këtë takim, sipas njoftimit të zyrës së Kuvendit të Kosovës thuhet se janë shkëmbyer pikëpamje rreth mënyrave konkrete të bashkëpunimit ndërmjet HDP-së dhe kuvendit.

Kjo me fokus mbështetjen për ngritjen e Institutit Parlamentar, si dhe zhvillimin e shërbimeve të bibliotekës dhe arkivit të legjislativit.

“Kryetari Konjufca dhe delegacioni i HDP-së u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave në dobi të ngritjes së efikasitetit dhe funksionalitetit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeparlamentari Konjufca të njëjtit i ka njoftuar në lidhje me efikasitetin e punës së kuvendit dhe trupave të tij.

Ai ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e pakursyer që vazhdon t’i japë Kosovës.

“Duke theksuar se miqësia e dëshmuar, aleanca strategjike dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten të palëkundura”, vijon njoftimi.

Pjesë e këtij takimi ishin një delegacion nga Komisioni i Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të ShBA-së, në përbërje Mike Bishop, ish-kongresmen nga Partia Republikane, Derek Luyten, drejtor ekzekutiv i HDP-së, Kimberly Ferguson, specialiste për Menaxhimin e Sistemit Informativ Legjislativ në Bibliotekën e Kongresit, Sarah Garding, analiste për Çështje Evropiane në Shërbimin e Kërkimit të Kongresit (CRS) dhe Kristen Sample, drejtore e përgjithshme e Qeverisjes në Zyrën Qendrore të NDI në Washington DC.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika