Konjufca: Për UÇK-në s’ka parti politike, aktakuzat do të bien dhe krerët do të kthehen

Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar se kur bëhet fjalë për UÇK-në, nuk duhet të ketë ndarje partiake.

Duke folur për marshin që do të mbahet të martën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ai tha se organizimi është i drejtë dhe se motoja “Drejtësi, jo politikë” është e qëlluar.

Sipas tij, kjo thirrje nuk ka karakter partiak, por synon drejtësi për Kosovën dhe për të gjithë ata që po përballen me, siç u shpreh ai, padrejtësi në Dhomat e Specializuara.

Konjufca theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve pritet të jetë e madhe dhe se në momente të tilla duhet të dëshmohet uniteti i qytetarëve përballë akuzave ndaj UÇK-së.

Ai bëri të ditur se do të udhëtojë sërish në Hagë për fazën përmbyllëse të procesit gjyqësor, ku do të paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes për Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli. Ai e cilësoi aktakuzën ndaj ish-krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si skandaloze dhe përsëriti qëndrimin se UÇK-ja përbën themelin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas Konjufcës, UÇK-ja ka lindur nga vetë populli dhe nuk është krijuar përmes vendimeve politike apo ndikimeve të jashtme. Ai kundërshtoi pretendimet se qëllimi i saj ka qenë spastrimi etnik apo eliminimi i kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar këto si teza të rrezikshme që synojnë të njollosin shtetësinë e Kosovës.

Ai shprehu bindjen se, për shkak të natyrës mbrojtëse të luftës, aktakuzat do të rrëzohen dhe ish-krerët e UÇK-së do të kthehen pranë familjeve të tyre, gjë që, sipas tij, do të ishte fitore për Kosovën, ndërsa humbëse do të mbetej Serbia.

Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme globale për çështjet e sigurisë.

Ai theksoi se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë është e domosdoshme, sidomos në kontekstin e zhvillimeve globale pas agresionit rus ndaj Ukrainës, ku politika e jashtme është ndërthurur gjithnjë e më shumë me çështjet e sigurisë. Sipas tij, delegacioni i Kosovës prezantoi vizionin dhe qëndrimet e vendit për mbrojtjen dhe ushtrinë, duke zhvilluar takime me senatorë amerikanë, përfaqësues të Turqisë, Estonisë dhe Malit të Zi, si dhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian për Bosnje. Ai e vlerësoi praninë e Kosovës në këtë konferencë si të suksesshme dhe me takime të shumta të rëndësishme në nivel ndërkombëtar, ka thënë Konjufca për RTK-n.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika