Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufa nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se emri i tij është përmendur që të jetë për mandatar të ri për kryeministër.
Ai teksa hyri në zyrat e VV-së, atje ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se “Do ta mësoni kur të zbresë poshtë”.
Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes, aty ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media. Megjithatë ende nuk dihet nëse ai do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër, apo do ta vë një emër tjetër.
Kujtojmë se në takimin që pati me presidenten e vendit që u thirrën për konsultime liderët e partive politike, ai kishte kërkuar ditë shtesë. E që rrjedhimisht i bie që afati të përfundojë nesër, pra 5 nëntor.
Kurti si mandatar për kryeministër në seancën e 26 tetorit nuk mori votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re, ndonëse ai gjatë gjithë kohës pati deklaruar se ka votat./EO