Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazmi Mikullovcit

Të premten më 3 mars, ka ndërruar jetë Nazmi Mikullovci, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime familjes Mikullovci, miqve dhe bashkëpunëtorëve

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-drejtorit të ndërmarrjes Trepça dhe ekspertit të minierave, Nazmi Mikullovci.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca ka thënë se “në secilën detyrë që iu besua dhe në secilin institucion apo ndërmarrje që drejtoi, Mikullovci dha një kontribut të çmuar dhe la gjurmë të pashlyera. Punoi me nder, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë deri në frymën e tij të fundit. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Mikullovci, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, ka shkruar kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika