Konjufca takon kryeministren Kallas: Estonia dhe gjithë Evropa kanë një rrezik të përbashkët, atë të ndërhyrjeve ruse

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Në Talin, në ambientet e qeverisë estoneze, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pritur nga kryeministrja Kaja Kallas.

Kallas, në takim garantoi për vendosmërinë e thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjithë sektorët.

“Nga ana ime, shpreha falënderimin për mbështetjen e popullit dhe shtetit estonez ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e saj. Nga përpjekjet e shtetndërtimit, zhvillimit shtetëror, e deri te proceset integruese, është një gamë e gjerë e forcimit të marrëdhënieve tona.Estonia dhe gjithë Evropa kanë sot një rrezik të përbashkët, rrezikun e ndërhyrjeve ruse me mjete dhe mënyra të ndryshme. E në këtë kuptim, znj. Kallas i solla në vëmendje se Serbia mbetet ndër të vetmet vende në Evropë që refuzon të bëhet pjesë e sanksioneve antiruse”, shkroi Konjufca.

Ai e ka ftuar kryeministren estoneze të ofrojnë asistimin e tyre në fushën e reformave ligjore dhe infrastrukturës zbatuese, me theks të veçantë në arsim dhe teknologji të lartë.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika