Konjufca takon përfaqësues të International IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit të Finlandës

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit të Finlandës, të kryesuar nga drejtorja Tuija Brax

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit të Finlandës, të kryesuar nga drejtoresha Tuija Brax.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua lidhur me rolin e demokracisë në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut, përderisa fokusi i veçantë thuhet se u vendos mbi bashkëpunimin në projekte konkrete dhe përkrahjen për zbatimin e reformave që kanë për qëllim të forcojnë funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për ndërtimin dhe mbështetjen e institucioneve demokratike, si dhe mirëpret ekspertizën dhe asistencën për këtë qëllim të organizatave finlandeze si International IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit të Finlandës.

Në njoftim thuhet se në takim u ritheksua “gatishmëria për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të shkëmbimit të ideve produktive, përvojave dhe planeve të mundshme për avancimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika