Koreja e Jugut shënon shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë

Nga shifrat zyrtare të publikuara të mërkurën e 24 gushtit, Koreja e Jugut ka thyer rekordin e saj për shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, duke u ulur në 0.81 në 2021, - 0.03% më e ulët se një vjet më parë

Fotoilustrim. Foto: CNN

Shifrat zyrtare të publikuara të mërkurën e 24 gushtit, kanë treguar se Koreja e Jugut ka thyer rekordin e saj për shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, ndërsa vendi përpiqej të ndryshonte trendin e tij prej vitesh për rënie të lindjeve.

Shkalla e fertilitetit në Korenë e Jugut, sipas statistikave, u ul në 0.81 në 2021 – 0.03% më e ulët se një vjet më parë.

Shkalla e lindshmërisë në vitin 2021 ishte 1.6 në Shtetet e Bashkuara dhe 1.3 në Japoni, e cila gjithashtu pa normën e saj më të ulët në rekord vitin e kaluar. Në disa vende afrikane, ku normat e lindshmërisë janë më të lartat në botë, shifra është 5 ose 6.

Shkalla e lindjeve në Korenë e Jugut ka rënë që nga viti 2015, ku në vitin 2020 vendi ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë. Kjo do të thotë se numri i banorëve u tkurr, në atë që quhet “kryq i vdekjes së popullsisë”. Dhe derisa normat e fertilitetit bien, gratë koreano-jugore po lindin, gjithashtu, fëmijë më vonë.

Mosha mesatare e grave që kanë lindur në vitin 2021 ishte 33.4 – 0.2 vjet më e madhe se një vjet më parë, sipas agjencisë së statistikave.

Ndërkohë, popullsia e Koresë së Jugut, gjithashtu, po plaket, duke treguar një rënie demografike për të cilën ekspertët kanë frikë se do ta lërë vendin me shumë pak njerëz në moshë.

Në Korenë e Jugut dhe Japoni ka arsye të ngjashme pas rënies së lindjeve, duke përfshirë kulturat e kërkuara të punës, stanjacionin e pagave, rritjen e kostove të jetesës dhe rritjen e çmimeve të banesave, njofton CNN.

Qeveria e Koresë së Jugut ka prezantuar disa masa në vitet e fundit për të trajtuar rënien e shkallës së fertilitetit, duke përfshirë lejimin e të dy prindërve për të marrë lejen prindërore në të njëjtën kohë dhe zgjatjen e lejes së paguar të babait.

Fushatat sociale i kanë inkurajuar burrat që të marrin një rol më aktiv në kujdesin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë.  Në disa pjesë të vendit, autoritetet po shpërndajnë “kupone të reja për fëmijë” për të inkurajuar prindërit që të kenë më shumë fëmijë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika